Italia përgatitet për më të keqen. Raporti: Mbyllja për Krishtlindje do t’i kushtojë 25 miliardë euro
Kryeministri Conte është shprehur se sakrificat aktuale shërbejnë gjithashtu për “të shpëtuar” Krishtlindjet. Por ndërkohë, raporti Censis – Confimprese ka llogaritur se mbyllja në kohën e Krishtlindjeve do t’i kushtonte Italisë 25 miliardë euro në konsum.
Në fund të vitit, për shkak të valës së dytë të kufizimeve, përveç mbylljes së parë, rënia e konsumit do të arrijë në 229 miliardë euro dhe mund të reflektohet në humbje të 5 milionë vendesh pune. Vetëm shitja me pakicë, sipas Censis, do të pësojë një shkurtim prej 95 miliardë euro dhe sektori rrezikon humbjen e 700.000 vendesh pune.
Në periudhën e festave të Krishtlindjeve, kufizimet (nëse do të ishin të ngjashme me ato të parat), do të bënin që 25 miliardë euro të shpenzimeve të familjeve në konsum “të zhdukeshin”.
Burimi origjinal: La Repubblica
Përshtati në shqip: SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.