Italia rrezikon 4 miliard euro gjobë, shkak keqmenaxhimi i borxhit publik
Komisioni Europian po shqyrton propozimin e një procedure disiplinore për Italinë javën e ardhshme për shkak të dështimit të saj në menaxhimin e borxhit publik, gjë që mund të hapë rrugën për një dënim me 3.5 miliardë euro, sipas një zyrtari të njohur me këtë çështje.
Ky hap mund të vijë si pjesë e procesit të rregullt të monitorimit të buxhetit të vendeve të Bashkimit Evropian, me gjasë më 5 qershor dhe do të shënonte një përshkallëzim të përplasjes së Romës me Brukselin. Një zëdhënëse e Ministrisë së Financave italiane nuk pranoi të komentojë lidhur me këtë çështje.
Bono-ja italiane ra në përqindje, po ashtu edhe euro vazhdon nënvlerësimin e saj me 0.1 përqind javën që shkoi.
Rekomandimi i Komisionit do të jetë vetëm një hap përpara në një proces të gjatë dhe të ndërlikuar, që kërkon që qeveritë e BE-së të peshojnë më mirë vendimet e tyre ekonomike. Ministrat e financave të BE do të duhet të nënshkruajnë një rekomandim të ‘procedurës së deficitit të tepruar’, në të cilin mund të kërkohet një “depozitë pa interes” deri në 0.2% të prodhimit të brendshëm bruto , pra rreth 3.5 miliardë euro.
Ministrat e financave do të duhet të thonë nëse pajtohen apo jo me propozimin e Komisionit, ndoshta në mbledhjen e tyre të ardhshme në fillim të korrikut. Nëse Italia nuk i përmbahet kërkesës së depozitave, do të ishte një shkelje e ligjit të BE-së.
Vendimi përfundimtar për tarifat e mëtejshme nuk mund të vijë këto muaj, pasi Italisë është dhënë kohë për të korrigjuar financat e saj.
Sipas rregullave fiskale të BE-së, anëtarët e bllokut duhet të mbajnë deficitin e tyre nën 3% të PBB-së dhe borxhin nën 60% të PBB-së. Vendet me borxh që tejkalojnë këtë nivel duhet ta ulin atë me një ritëm të kënaqshëm. Në 132% të prodhimit, borxhi i Italisë është më shumë se dyfishi i kufirit të BE-së. BE-ja nuk është hasur më përpara me këtë lloj situate.
Ndërkohë, kryeministri italian Matteo Salvini tha të hënën se do të kundërshtojë kërkesat e BE-së kur të hartojë buxhetin e tij të ardhshëm. SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.