Italia ‘shkrin’ bankat – Carige kërkon 200 milionë euro
Banka Carige në Itali ka nevojë për 200 milionë euro kapital të freskët për të pastruar bilancin e saj nga kreditë e këqija dhe për të tërhequr një blerës potencial në të ardhmen. Lajmërimi është bërë nga gazeta, gazeta Il Sole 24Ore ditën e sotme.
Italia po konsideron shkrirjen në një të vetme të bankave të cilat kanë hasur probleme si Carige dhe Monte dei Paschi me bankat rivale të shëndetshëm si UBI Banca. Sipas Reuters po veprohet në mënyrë të tillë pasi po përpiqet të shmanget një krizë e re bankare.
Sipas il Sole, Carige ka nevojë për kapital të freskët pas një marrëveshje hibride prej 320 milionë euro të nënshkruar vitin e kaluar nga fondi i garancisë së depozituesve të Italisë, FITD. Gazeta italiane tha se Carige mund të nacionalizohet nëse nuk mund të rriste fonde të tilla.
E.T/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.