Italia shpall gjendjen e emergjencës – Qyteti historik i Venecias qëndron nën ujë këtë javë
Kryeministri italian, Giuseppe Conte shpalli gjendjen e emergjencës në Venecia, pasi qyteti i vjetër u përmbyt më herët gjatë Javës. Kryeministri tha se 20 milionë euro janë disponuar për qytetin dhe zonat e ndikuara nga përmbytja.
Mbi 85% të qytetit ndodhej nën ujë kur dy batica të larta përmbytën Venecian këtë javë. Një prej tyre arriti një lartësi të ujërave prej 1.87 metra, sipas qendrës së Venecias për Monitorimin dhe Parashikimin e Baticave.
Kjo ishte edhe batica më e lartë që prej vitit 1966, që u regjistrua një nivel i ujërave prej 1.94 metra. Dy persona humbën jetën në ishullin e vogël Pellestrina në Venecia dhe shumë dëme janë regjistruar në të gjithë qytetin, përfshirë në bazilikën ikonë të Shën Markut, që u përmbyt për të gjashtën herë në 1200 vite.
Rreziku i motit të keq qëndron ende, e për rrjedhojë, këshilli i qytetit ka urdhëruar mbylljen e shkollave.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.