Italia ul deficitin për 2019 deri në 2.04% për të shmangur sanksionet e BE
Qeveria italiane ka në plan të shkurtojë “disa miliarda” më pak nëpërmjet dy politikave të saj kryesore për të përmbushur objektivin e një deficit më të ulët që Komisioni evropian ka propozuar. Obligacionet italiane patë një rritje pasi qeveria u përpoq të ulte objektivin e asaj të deficitit për vitin 2019 në mënyrë që të shmangë sanksionet e BE.
Kryeministri i vendit, Giuseppe Conte, propozoi shkurtimin e objektivit nga 2.4% duke e çuar në 2.04%. “Ne kemi rimëkëmbur disa burime financiare, kemi qenë shumë të kujdesshëm”, tha Conte pas takimit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, dy ditë më parë në Bruksel. “
Yieldet, ose norma efektive e interesit, në obligacionet 10 –vjeçare italiane ka patur një rënie prej 2.90%, e cila pati nivelin më të ulët që nga muaji Shtator. Më pak se dy muaj më parë yield-et, çmimi që qeveria italiane duhet të paguajë për të marrë hua, u rrit në 3.8%.
Pierre Moscovici, komisionari i ekonomisë së BE, tha se bisedimet me Italinë po përparonin mirë, por që duhej bërë më shumë punë. Ministri i industrisë në Itali, Dario Galli, shtoi se pjesa më e madhe e shkurtimeve të shpenzimeve që nevojiten për të përmbushur objektivin e uljes së deficitit do të kishte më shumë gjasa për të goditur të ardhurat e propozuara nga qeveria, me qëllim dhënien e 780 ose (£ 700) në muaj për të papunët dhe propozimi për të shkurtuar moshën e pensionit.
Pavarësisht nga ndryshimet e vëna nga qeveria, Conte tha se reformat bazë e të ardhurave dhe pensioneve do të fillojnë në kohë, ndoshta në fillim të vitit të ardhshëm. Qeveria besonte se planet e saj, të cilat përfshijnë futjen e një takse të sheshtë, do të kishte një rritje ekonomike prej 1.5% gjatë vitit të ardhshëm, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë në tremujorin e tretë.
Italia ka pasur rreth € 2.3tn (£ 2tn) të borxhit publik dhe Banka e Italisë tha në nëntor se kostoja e shërbimit të borxhit shtesë në objektivin fillestar të deficitit prej 2.4% mund të rritet në 5 miliardë euro në 2019 -ën dhe 9 miliardë euro në 2020 -ën.
Një sondazh i kryer nga kompania EMG Aqua zbuloi se 41% e italianëve e mbështesin idenë e zvogëlimit të borxhit publik. Ndërkohë, ulja e moshës së pensionit ishte një prioritet duke e çuar në 22%, një taksë e sheshtë për 10% dhe të ardhura universale bazë për 9%.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.