Italia vaksinon fëmijët 5-11 vjeç – Fushata nis në Romë. Mjekët luajnë muzikë për fëmijët e frikësuar
Fëmijët në moshë 5-11 vjeç kanë marrë dozën e parë të vaksinës së Covid-19 në Romë këtë javë, në një fushatë që pritet të zgjerohet në të gjithë Italinë brenda ditëve. Stafi mjekësor luante muzikë për fëmijët e frikësuar që merrnin dozën e parë të Pfizer-BioNTech, në Spitalin “Nuovo Regina Mergherita” në kryeqytet. Sipas të dhënave të publikuara në rajonin e Lazios, ku nisi fushata më datë 15 Dhjetor, rreth 300,000 fëmijë në moshë 5-11 vjeç jetojnë atje. “Deri më tani, ka një reagim të fortë, pasi kemi parë 24,000 porosi, nga 60,000 për një kohë shumë të shkurtër.
Duhet të vaksinojmë edhe fëmijët, pasi vaksina i mbron ata dhe familjet e tyre”- tha Angelo Tanese, manaxheri përgjithshëm i Departamentit lokal të shëndetësisë në Romë. Fëmijëve i’u dha një dozë e reduktuar, 1/3 e dozës së autorizuar për të rriturit dhe adoleshentët, ndërkohë që vaksina e dytë pritet brenda 3 javëve. Prindërit thanë se ishin të shqetësuar se rritja e rasteve mund të sillte më shumë infeksione tek nxënësit, duke bërë të ditur se ishin pozitiv ndaj vaksinimit të fëmijëve. “Jam e emocionuar, pak nervoze, por duhet t’i rikthehemi jetesës”- tha Christina Perciballi e ëma e një fëmije që mori vaksinën.
“Ndihemi të sigurtë, mendoj që është detyrë. Duhet ta bëjmë këtë për komunitetin dhe për shkollën”- tha Matteo Megna, një tjetër prind. Italia vendosi të prezantojë vaksinën e Pfizer me BioNTech për fëmijët në moshë 5-11 vjeç, ndërkohë që vendet Europiane po zgjerojnë programet e imunizimit, duke përfshirë të rinjtë, prej shqetësimeve mbi rritjen e infekisoneve në rajon dhe prej variantit Omicron. Italia zgjati gjendjen e emergjencës shtetërore të Covid-19 deri më 31 Mars dhe vendosi që të gjithë vizitorët nga vendet e BE duhet të marrin një test përpara nisjes.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.