Italia vlerëson udhëzimet e reja të OBSH për trajtimit dhe izolimin e pacientëve me COVID-19
Ministria e Shëndetësisë në Itali po u kërkon këshilltarëve qeveritarë të vlerësojnë rekomandimet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetit duke thënë se njerëzit me COVID-19 mund të dalin nga izolimi para se të rezultojnë negativ ndaj koronavirusit.
OBSH javën e kaluar tha që pacientët që kaluan 10 ditë rresht në izolim me simptoma mund të lirohen nëse më pas janë pa simptoma për të paktën tre ditë. Njerëzit të cilët nuk shfaqin simptoma COVID-19 mund të ndërpresin izolimin 10 ditë pasi testimit të parë pozitiv, sipas udhëzimeve të rishikuara të OBSH.
Më parë, OBSH rekomandoi që të përfundonte izolimi i personave të infektuar vetëm pasi ata të rezultonin dy herë negativ në mostrat e marra 24 orë larg. Ndryshimi është domethënës duke pasur parasysh që shumë vende po merren me mënyrën sesi të merren me mijëra njerëz që janë infektuar teknikisht nga virusi, por mund të mos përbëjnë ende një rrezik transmetimi për të tjerët.
Agjencia Shëndetësore e Kombeve të Bashkuara tha që azhurnoi rekomandimet e saj sepse pacientët e rikuperuar COVID-19 rezultonin ende pozitivë për virusin javë më vonë. Përkundër rezultateve të tyre, “këta pacientë nuk ka gjasa të jenë infektivë dhe prandaj nuk ka gjasa të jenë në gjendje ta transmetojnë virusin tek një person tjetër”, tha OBSH.
Italia, epiqendra e dikurshme e pandemisë në Europë, ndoqi këshillat e mëparshme të testimit të OBSH-së, që disa njerëz të izoloheshin edhe pse ndiheshin mirë, sepse vazhdonin të rezultonin pozitiv ndaj virusit.
Rasti i një gruaje në Itali bëri jehonë të madhe pasi ajo rezultoi gjashtë herë pozitive, gjatë 57 ditëve, edhe pse thoshte se ndjehej mirë. Por duke folur teknikisht, asaj i kërkohej të mbetej në izolim.
Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza i kërkoi të dielën komitetit këshillimor shkencor dhe teknik të qeverisë italiane udhëzime për rekomandimet e reja të OBSH-së, duke përmendur se ato përfaqësonin një ndryshim “domethënës” në menaxhimin e Italisë të pacientëve me COVID-19.
Speranza tha në një deklaratë se këshillat e azhurnuara gjithashtu mund të ndryshojnë në varësi të përllogaritjeve në bazë të të cilave qeveria vendos se kush është shëruar zyrtarisht nga virusi dhe rekomandoi “kujdes paraprak maksimal”.
Në mënyrë anekdotike, mjekët kanë thënë që shumë prej rasteve të reja të konfirmuara në Itali janë për shkak të njerëzve që testohen për virusin pasi kanë bërë teste gjaku duke kërkuar antitrupa COVID-19. Në Itali, ata që kanë zhvilluar antitrupa testohen automatikisht posaçërisht për koronavirusin, me disa rezultate pozitive që regjistrohen te njerëzit që mund të kenë qenë të sëmurë shumë më herët ose nuk janë ndjerë kurrë keq.
Të Dielën Italia raportoi 224 raste të reja të koronavirusit dhe 24 vdekje, duke sjellë numrin zyrtar të vdekjes së vendit nga pandemia në 34.634. (AP)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.