Italianët nuk i presin me qetësi masat e reja! Punonjësit e restoranteve bëjnë “varrezën e enëve të kuzhinës”. Përleshje në shumë qytete
Miratimi i masave të reja shtrënguese për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 nuk është pritur qetësisht në Itali. Pas protestës në Romë, edhe në Milano ka pasur tensione të forta. ANSA raporton se 28 persona janë shoqëruar në polici pas incidenteve të mbrëmjes së djeshme. E njëjta situatë është konstatuar edhe në qytete të tjera si Romë, Torino, e Napoli apo ku qytetarë të ndryshëm janë arrestuar për akte vandalizmi si vënia zjarr e koshave të plehrave, djegie dyqanesh etj.
Taksistët në Torino kanë bllokuar sheshin Castello ndërsa në Cremona punonjësit e restoranteve kanë protestuar duke hedhur tiganët para prefekturës duke krijuar një “varrezë enësh kuzhine”. Ndërkohë, janë paralajmëruar protesta të tjera në orët në vijim. Në këto përleshje, jo në pak raste ka pasur protestues që kanë hedhur kapsolla apo tymuese ndërsa forcat e rendit janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.