Iuliia Mendel në ”Argument’: ‘Nuk dimë se çfarë të presim nga presidenti i ri!- Kemi frikë se nuk do ketë fuqi për të çuar përpara reformat që kemi nisur
Zgjedhjet në Ukrainë ishin një surprizë për të gjithë, duke i dhënë një goditje të madhe politikës ukrainase. Kjo pasi presidenti i ri, është komediani më popullor i këtij vendi, duke arritur fitoren me 73% të votave. Në një lidhje telefonike, me gazetarin Enio Civici, në ‘Argument’ ishte gazetarja ukrainase Iuliia Mendel, e cila solli një panoramë të situatës aktuale politike në Ukrainë. Sipas saj thyerjet dhe shkeljet gjatë procesit zgjedhor ishin shumë të vogla por përgjithësisht u konsideruan demokratike.
”Skuadra e presidentit të ri e kondsideroi këtë fitore si një mbështetje të popullit që donte ndryshim. Eshtë shumë e vështirë të bashkosh njerëz me etni të ndryshme ndaj mendoj se presidenca e tij do jetë mjaft e vështirë. Kjo pasi në cdo rast mungesa e eksperiencës politike është një disavantazh si në arenën ndërkombëtare por dhe në politikën e brendshme. Kemi frikë se presidenti i ri dhe ekipi i tij nuk do kenë fuqi për të cuar përpara reformat që kemi nisur.”- shprehet Mendel.
Ndërsa përsa i përket të ardhmes së Volodymyr Zelensky, ajo shprehet se ende nuk dinë se cfarë të presin nga ai, i cili ka bërë disa premtime populiste,duke u zotuar se do të rrisë përfitimet e sigurimeve shoqërore, pagat si dhe premtoi të uli varfërinë dhe korrupsionin.
Përsa i përket luftës së vazhdueshme mes Ukrainës dhe Rusisë duket se nuk do marrë ende fund.
”Duhet të theksojmë se Rusia deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje me presidentin e ri, dhe hapi ynë i rradhës duhet të jetë gjetja e një fytyre të re që do i japë fund kësaj lufte që deri tani i ka kushtuar 12 mijë viktima Ukrainës.”- deklaroi Iuliia Mendel.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.