“Izolohen” blerjet online – Rriten me 5 euro kostot për mallra mbi 22 euro
Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një tjetër iniciativë që praktikisht e “izolon” Shqipërinë nga blerjet përmes internetit.
Një udhëzimi të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, i cili ka hyrë në fuqi në muajin disa javë më parë, bën që blerjet on line të kushtojnë më shumë në xhepat e qytetarëve shqiptarë. Sipas udhëzimit në fjalë, qytetarët do të taksohen edhe për vlerën e e postës për mallrat që kushtojnë mbi 22 euro.
Udhëzimi i Doganave, saktëson se çdo dërgesë mallrash me karakter jo tregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një individ marrës në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk kalon vlerën ekuivalente në lekë të shumës 22 euro, përjashtohet nga taksat dhe nga tatimet në import.
Në vlerën e papërfillshme përfshihet vetëm çmimi i paguar për mallin në vetvete dhe jo shpenzime të tjera si ato të transportit, siguracionit etj. Ndërsa në kur vlera e mallit është mbi 22 euro dhe shpenzimi i transportit është 5 euro, atëherë shumës së produktit të blerë do ti shtohen edhe kostot e transportit, pasi nuk konsiderohet mall me vlerë të papërfillshme. Në gusht të vitit 2016, hyri në fuqi një vendim me të cilin blerjet online mbi 22 euro paguajnë TVSH dhe taksë doganore.
Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH, 2.4% taksë doganore). Kjo ka sjellë ndikim tejet negative tek blerjet on line, duke u pasur me rënie të vazhdueshme.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.