Izraeli, fushatë të re të vaksinimit – Bennett: Një dozë e tretë e Pfizer për personat mbi 60-vjeç
Izraeli do të ofrojë një dozë të tretë të vaksinës së Pfizer me BioNTech tek personat në moshë 60-vjeç e sipër, duke u bërë vendi i parë në botë, në përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e variantit tejet të transmetueshëm Delta. Kryeministri Naftali Bennet, duke nisur këtë fushat, tha se presidenti Isaac Herzog do të jetë i pari që merr dozën nxitëse të tretë. Izraeli ka qenë vendi i parë në botë me normën e vaksinimit, por që prej shfaqjes së variantit Delta, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar disa herë një rënie të efektshmërisë së vaksinës. Fushata e fundit me dozat nxitëse, që do të administrohen nga organizatat shëndetësore, do të kthejë vendin në një fushë testimi për dozat e treta, përpara miratimit nga Adminsitrata e Barnave në SHBA.
“Komisioni i ekspertëve tek ministria e shëndetësisë në Izrael ka miratuar zyrtarisht dhënien e një doze të tretë nxitëse të vaksinës së Covid tek banorët në moshë sipër 60-vjeç. Vendimi është bazuar në shumë hulumtime dhe analiza, si dhe prej shfaqjes së rrezikut nga varianti Delta”, u shpreh Kryeministri i Izraelit, Naftali Bennett.
Pfizer ka bërë të ditur se mendon që njerëzve u duhet doza nixtëse për t’u mbrojtur nga koronavirusi dhe se mund të aplikojë për autorizimtë përdorimit emegjent në SHBA në fillim të Gushtit. Një panel i ekspertëve të vaksinimit që këshillojnë ministrinë e Shëndetësisë në Izrael, miratuan fushatën me dozën e tretë. Javën e kaluar, autoritetet bënë të ditur se vaksina ishte vetëm 41% efektive në ndalimin e infeksionit simptomatik, ndërsa kundër sëmundjes së ashpër ishte në 91%. Thuajse 57% e popullsisë prej 9.3 milionë e Izraelit janë vaksinuar plotësisht.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.