Izraeli ndodhet në valën e pestë – Bennett: Koha që fituam nga kufizimet po mbaron. Omicron ka mbërritur!
Izraeli ndodhet në një valë të pestë të pandemisë për shkak të variantit Omicron, sipas kryeministrit Naftali Bennet, që i bëri thirrje banorëve që të t’i japin vrull vaksinimeve dhe të zbatojnë masa parandaluese, si puna nga shtëpia. Gjatë një konference, Bennet tha se Izraeli ka fituar pak kohë pasi ka vendosur menjëherë limite në udhëtim nga vendet e goditura nga varianti, por shtoi se kjo kohë po mbaron. Ai parashikoi një rritje të personave të sëmurë brenda pak javësh.
Gjatë fundjavës, një komision i Ministrisë së Shëndetësisë rekomandoi që vendi të shtojë Shtetet e Bashkuara tek lista e vendeve të kuqe, ndaj të cilave udhëtuesitn uk mund të fluturojnë pa një leje të veçantë. Bennet, nuk e përmendi këtë masë gjatë fjalimit. Irzaeli, me një popullsi prej 9.4 milionë, ka konfirmuar 134 raste me Oimcron dhe 307 të dyshuar, sipas Ministrisë së Shëdnetësisë.
Në reagimimn e parë ndaj Omicron, Izraeli ndaloi hyrjen e të gjithë të huajve më 24 Nëntor dhe aplikoi një karantinë prej deri në 14 ditë për izraelitët që kthehen nga jashtë. Megjithatë, kryeministri është vënë përpara kritikave për pushimet jashtë vendit që gruaja dhe fëmijët e tij kaluan pasi i bëri thirrje izraelitëve që të shmangin udhëtime të tilla. Një propozim i kabinetit për të ndaluar aksesin në qendrat tregtare për të pavaksinuarit që nuk kanë test negativ u tërhoq, pas protestave nga shitësit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.