Izraeli nis vaksinimin e 12-15 vjeçarëve – Prindërit tregojnë besim, pavarësisht raportimeve mbi miokarditin
Izraeli nisi të vaksinojë adoleshentët në moshë 12-15 vjeç ndaj Covid-19, pavarësisht lajmërimit të ministrisë së Shëndetësisë në javën e kaluar që tregoi disa raste të inflamacionit të zemrës tek meshkujt e rinj që morën vaksinën e Pfizer. Prindërit më fëmijët e tyre adoleshentë që mbërritën tek qendra mjekësore lokale Rosh Ha’ayin për të marrë dozën e parë, shfaqën besim tek vendimi.
“Pa shqetësim fare, jemi të sigurtë që kjo vaksinë funksionon dhe jemi të lumtur që fëmijët mund ta marrin”- tha 49-vjeçarja Yifat Rodeh, 2 fëmijët të cilës morën një dozë të Pfizer. Mediat izraelite raportuan se ishin krijuar mijëra orare për të vaksionuar adoleshentët. Në nisje të muajit, ministria e Shëndetësisë në Izrael, theksoi se 275 raste të miokarditit janë raportuar mes Dhjetorit 2020 dhe Majit 2021, ndër mbi 5 milionë njerëz të vaksinuar.
Pfizer deklaroi se është në dijeni të këtij vrojtimi në Izrael dhe tha se nuk është themeluar ndojnë lidhje mes vaksinës dhe inflamacionit të zemrës. Studimi në izrael tregonte të kundërtën, me një lidhje të mundshme mes dozës së dytë të Pfizer dhe shfaqjes së miokarditit tek meshkujt në moshë 16-30 vjeç.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.