Izraeli, Rumania ndjek Trumpin: Ambasada në Jerusalem
Rumania do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem, njoftoi kryeministrja Viorica Dancila në samitin e AIPAC në Uashington ditën e dielë, një shpërngulje kjo e cila shkon kundër qëndrimit të Bashkimit Evropian.
Dancila tha se Rumania ka ndërmend të zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem, të cilën ajo e quajti kryeqytetin e Izraelit, duke ndjekur në këtë mënyrë vendimin e diskutueshëm të SHBA -së për të bërë kështu që vitin e kaluar.
Shumica e vendeve me marrëdhënie diplomatike me Izraelin kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv. Edhe pse Izraeli e konsideron Jerusalemin si kryeqytetin e saj, ajo nuk njihet si e tillë nga bashkësia ndërkombëtare.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i kërkoi Dancilës të lëvizë ambasadën e Rumanisë ndërsa vizitoi Izraelin në janar. “Unë shpresoj se ju do të veproni për të ndaluar rezolutat e këqija kundër Izraelit në Bashkimin Evropian. Dhe gjithashtu, natyrisht, për të zhvendosur ambasadën tuaj dhe ambasadat e tjera në Jeruzalem.”- shtoi ai.
Dăncilă e quajti vendimin e Trump për të shpërngulur ambasadën amerikane në Jeruzalem si një gjë të “admirueshme dhe të guximshme”, duke shtuar se qeveria rumune mendon të bëjë të njëjtën gjë. Vendimi vjen në një kohë kur Rumania është në kundërshtim me Bashkimin Evropian për sundimin e ligjit.
BE akuzoi Rumaninë, e cila aktualisht mban presidencën e BE, për të kthyer pak kohë më prapa në reformat kyçe kundër korrupsionit. Ideja për të lëvizur ambasadën e Rumanisë në Jeruzalem u sugjerua fillimisht nga kryetari Social Demokrat Z. Liviu Dragnea në vitin 2017, pasi Trump e njohu Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe premtoi se do të shpërngulë atje ambasadën.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.