Ja 17 truket e Vogue se si të bëheni stilisti personal i vetes tuaj! (FOTOT)
Revista prestigjioze e shtëpisë më të njohur të modës Vogue ka publikuar një artikull mbi mënyrën se si të visheni me stil pa shpenzuar shumë para apo kohë. Sipas artikullit ekzistojnë 17 truke të mundshme për tu bërë stilisti personal i vetes duke qëndruar kështu modern gjatë tërë ditës pa u lodhur ose pa u stresuar shumë.
Transformoni këmishën e bardhë në një fustan
Lidhni shalle tek kyçet tuaja me këpucë pa qafë
Vendosni rrip mbi xhaketën tuaj xhins
Vendosni disa bizhuteri verore njëra mbi tjetrën
Guxoni të kombinoni printime të ndryshme në veshjen tuaj
Vishni atlete sportive me fustane të gjatë veror ose jo
Lidhni shall të hollë në flokët tuaj
Lidhni një pulovër rreth mesit tuaj çfarë do të keni veshur
Nxirrni shapkat me një gisht, nuk dalin kurrë nga moda
Koordinohuni me miken tuaj që të jeni në një stil veshjeje
Vishni një bluzë nën fustanin me rripa
Kombinoni disa ngjyra copash xhinsi në veshjen tuaj
Mbani një pulovër mbi supe pavarësisht asaj që keni veshur
Guxoni të kombinoni dy bluza bashke qoftë bust me t-shirt ose diçka të ngjashme
Vishni çizme të gjata me pantallona të shkurtra
Kombinoni xhaketa ose triko të gjata me fustane të lehta pranverore
Transformoni këmishën tuaj të gjatë në një model bluze të shkurtër
(Vogue)
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.