Ja cilat janë destinacionet më mikpritëse për turistët

Infrastruktura dhe shërbimi janë mjaft të rëndësishme kur shkoni diku për pushime por gatishmëria e një vendi për të mirëpritur vizitorë është edhe më e rëndësishme.
Në raportin e Forumit Ekonomik Botëror 2017 për Turizmin dhe Konkurrueshmërinë 136 vende janë renditur në bazë të katër komponentëve, se cilët janë destinacionet më të mira për të kaluar pushimet gjatë këtij viti.
Komponentët të cilat kanë vlerësuar këto destinacione janë infrastruktura e shërbimit turistik e cila tregon kapacitetin e një vendi për të pritur një numër të madh turistësh, numri i dhomave të hoteleve për banorë për kokë, numri i ATM-ve, cilësia e infrastrukturës turistike si dhe prania e kompanive të makinave me qira.
Ja se si janë renditur destinacionet:
Austri
Spanjë
Amerikë
Portugali
Kroaci
Zvicër
Britani e madhe
Australi
Gjermani
Kanada
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.