Ja cilat janë plazhet më të bukura të Kroacisë
Nëse dëshironi të prenotoni pushimet tuaja, por biletat e avionit kanë arritur maksimumin e vlerës, çmimet e hoteleve janë në stratosferë dhe buxheti juaj është i limituar mos u shqetësoni.
Ekzistojnë disa vende fare pranë të cilat kanë kosto shumë më të ulët dhe do t’ju ofrojnë të njëjtën kënaqësi si të ishit në Bahamas.
Destinacioni i cili do t’ju ofrojë këto pushime është Kroacia. Ka një arsye pse një film kaq i njohur sa Game of Thrones ka xhiruar disa pjesë në këtë vend.
Ky vend me një shumëllojshmëri bukurish e vendesh përmban gjithë hijshmërinë mesjetare, që vetëm vende të nxehta europiane si Spanja kanë për të ofruar.
Kroacia ka plazhe të mrekullueshme, brigje të gjata, limane të fshehura dhe ishuj të rrethuar nga deti Adriatik.
Por me një vend të mbushur me kaq shumë plazhe të mrekullueshme dhe me ujëra kristal të qartë si mund të zgjedhësh se kë nga këto plazhe duhet të vizitosh?
Më poshtë do të gjeni plazhet më të mira që Kroacia ka për të ofruar në mënyrë që ta keni më të thjeshtë të vendosni se cilin nga këto plazhe do të vizitoni.
Zlatni Rat, Brač
Kamenjak National Park, Premantura
Banje Beach, Dubrovnik
Lubenice Beach, Lubenice
Betina Cave, Dubrovnik
Dubovica Beach, Hvar
Saharun Beach, Dugi Island (Dugi Otok)
Divna Beach, Dalmatia
Beach Mali Bok, Cres Island
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.