Ja cilët janë përbërësit që duhen shmangur në ushqimet që blini

Kujdesi më i mirë për veten është të siguroheni nëse trupi juaj ushqehet siç duhet. Por për ta bërë këtë, ju duhet të dini se cilat ushqime të shmangni. Këta janë disa nga përbërësit që duhen evituar në ushqimet që blini.
1) “Pa yndyrë”
Për një kohë të gjatë, yndyra konsiderohej e keqe. Hulumtimet kanë treguar se yndyra nuk është armiku, por shumë njerëz ende zgjedhin të blejnë ushqime me yndyrë të ulët ose pa yndyrë. Problemi me ushqimin pa yndyrë është se prodhuesi duhet të gjejë një mënyrë për të zëvendësuar humbjen e shijes nga heqja e yndyrës.
2) “Pa kolesterol”
Paketimi i ushqimit është projektuar shpesh për të mashtruar konsumatorët në blerjen e produktit, shpesh në premisat që njerëzit besojnë se është zgjedhja “e shëndetshme”. Etiketimi i produkteve ushqimore si “pa kolesterol” mund të jetë një taktikë e marketingut.
Kolesteroli gjendet vetëm në produktet e kafshëve. Kjo do të thotë se mishi, qumështi, vezët, gjalpi përmbajnë kolesterol dhe do të ishte e pamundur që ato të mos kishin. Kjo gjithashtu do të thotë se produktet jo-shtazore si perimet, pemët dhe drithërat nuk përmbajnë kolesterol. A keni parë ndonjëherë një qese me karota të etiketuar si “pa kolesterol”? Është e pamundur që karota ta përmbajë atë. Mos blini ushqime në bazë të marketingut të kolesterolit.
3) “Rrit imunitetin”
Nuk ka asnjë ushqim apo produkt ushqimor që mund të nxisë një sistem imunitar. Trupi merret me patogjenët dhe infeksionet në mënyrën e vet dhe përbërësit nuk do të ndikojnë në sistemin imunitar. Kjo mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë në mënyra të tjera por nuk ka asnjë efekt të rritjes së imunitetit. E vetmja mënyrë e vërtetë për të “rritur” një sistem imun është të marrësh vaksinimin.
4) “Nuk ka përmbajtje sheqeri”
Ekziston një ndryshim i madh midis “Nuk ka përmbajtje sheqeri” dhe ushqim me “Sasi të ulët sheqeri”. Është një gjë e mirë që një produkt ushqimor nuk ka sheqer të shtuar.
Megjithatë, ushqimet si frutat, qumështi dhe perimet përmbajnë sheqer (disa më shumë se të tjerët). Nëse dëshironi lëng frutash, patjetër doni të blini versionin “Pa sheqer”, por lëngu i frutave tashmë është plot me sheqer.
5) “Natrium – shumë lloje kripërash”
Nëse jeni duke u përpjekur të ulni konsumin tuaj të kripës, etiketat e ushqimit mund të mashtrojnë sepse ka shumë ndryshime të natriumit dhe kripës. Përbërësit si glutamate monosodium (MSG), kripë deti, citrat natriumi përmbajnë natrium. Mënyra më e mirë për të kuptuar përmbajtjen e natriumit është të shikoni etiketën ushqyese dhe të kontrolloni miligramet dhe përqindjen e natriumit.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.