Ja cilat kompani mund të blejë Apple gjatë vitit 2018
“Apple” zakonisht nuk ka bërë blerje të mëdha. Marrëveshja më e madhe e saj ndonjëherë, është blerja e kompanisë së kufjeve Beats për 3 miliardë dollar në vitin 2014, krahasuar me Google që pagoi 12.5 miliardë dollar për blerjen e “Linkedin” nga Mototrola.
Në vend të këtyre, Apple herë pas here blen kompani të vogla. Dhe në përputhje me këtë, Apple pagoi 400 milionë dollar për shërbimin e identifikimit të muzikës “Shazam” gjatë muajit të kaluar.
Por me paratë që kompania Apple ka në dispozicion shumë analistë e ndiejnë mundësinë e një marrëveshjeje të madhe nga Apple.
Më poshtë janë disa nga mundësitë e përmendur duke filluar nga ato më të voglat e duke përfunduar te më të mëdhatë.
A mund Apple të blejë Tesla apo Netflix?
Tregu i smartfonëve është pjekur dhe tregu i tabletëve është pakësuar, kështu që Apple mund të jetë në kërkim të zonave krejtësisht të reja për të pushtuar, kështu që këto kanë qenë dy nga variantet e përmendura.
Objektivat e mesme për Apple?
Nëse Apple nuk është e interesuar të bëjë një blerje të madhe, atëherë ngelen variantet mesatare, thotë Gene Munster, një analist i Apple.
Apple është duke folur tashmë përpjekjet e saj për të krijuar produkte për realitetin virtual dhe të shtuar, kështu që ndoshta magjia e hapjes së “Magic Leap” mund të jetë një objektiv, sipas Munster. Kjo kompani, së fundi është vlerësuar në 6 miliardë dollarë në një mbledhje fondesh private.
Thjesht blerje aksionesh dhe dividentësh
Megjithatë rezultati më i mundshëm, është se CEO Tim Cook shkon me formulën aktuale të përdorimit të shumicës së parave të kompanisë për blerjen e aksioneve dhe dividentëve ndaj aksionerëve. Analistët thonë se Apple mund të blejë një ton të aksioneve të veta, ndoshta 25 për qind, të cilat në teori mund të bëjnë pjesën më të madhe të aksioneve të mbetura.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.