Ja cilët janë 5 destinacionet më romantike për dasma
Shumica prej jush ka ësndërruar për ditën tuaj të madhe, kështu që hidhini një sy sugjerimeve tona se cilët janë destinacionet më romantike të globit.
Tuscany, Itali
Castelio di Vincigliata është padyshim vendi më i popullarizuar për dasma në Firence, dhe kjo ndodh vetëm për një arsye të mirë. Kjo kështjellë mesjetare e shekullit të 13 qëndron në një kodër shkëmbore, vetëm pak milje larg nga qendra historike e Firences. Përgjatë muajve të ngrohtë, vizitorët e shumtë mund të shijojnë pamjet mahnitëse të oborreve apo lëndinave romatike, por edhe taracat të cilat kanë një pamje vërtet të paharrueshme të qytetit.
Musha Bay, Bahamas
Një tjetër destinacion tërheqës për të kaluar muajin e mjaltit janë edhe ishujt e Bahamasit. Ky destinacion ka një nga plazhet më të bukura me rërë rozë. Musha Bay përmban pesë shtëpi lluksoze, secila me plazhin e vet privat. Turistët e shumtë të cilët vizitojnë këtë zonë, janë të apasionuar pas zhytjeve në Thunderball Grotto, ku është xhiruar një nga skenat e filmit të 007 –ës. Ky është një nga vendet më të shtrenjtë dhe çmimet variojnë nga 2.375 dollarë deri në 3.250 dollarë dita.
Paris, Francë
Parisi cilësohet si qyteti i dashurisë dhe vendi Ideal për dasma. Ndër këto mund të përmendim edhe “Piece de Resistance”, ku për çiftet ofron një taracë private në majën më të lartë të ndërtesës. Cmimi për një natë në këtë hotel është 765 euro.
Half Moon Resort, Xhamajka
Xhamajka vazhdimisht është konsideruar si një nga destinacionet më të njohura të dasmave në botë si dhe Half Moon Resort ofron shumë mundësi për ata që kanë pasion zhytjet. Ceremonitë martësore mund të zhvillohen në buzë të detit të Karaibeve, në një tendë mbretërore ose duke pasur një mjedis intim në kopësht. Dhe nata në këtë resort është 243 dollarë nata.
Plazhet Cambridge, Bermuda
Në “Cambridge Beaches, resort & Spa” ju inkurajojnë të gjeni sërish njëri-tjetrin. Ju dhe bashkëshorti do të keni kujtime të paharrueshme teksa shëtisni në një nga katër plazhet. Për adhuruesit e natyrës, Bermuda ofron dhe “Spittal Pond Nature Reserve”, e cila është pjesë e itinerarit të muajit të mjaltit.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.