Ja cili shtet propozon taksë për gotat e kafesë me qëllim rritjen e riciklimit

Komiteti i Auditimit Mjedisor i Britanisë së Madhe do të vendosë një taksë për gotat e kafesë me një vlerë prej 0.35 paund. Britania përdor çdo vit 2.5 miliardë gota të tilla kafeje (njëpërdorimshe), por riciklon vetëm 1 për qind të tyre.
Sipas një deklarate të Komitetit, ato duhet të riciklohen deri në vitin 2023 dhe të ardhurat nga taksat duhet të investohen në objektet e përpunimit dhe riciklimit.
Taksa për gota do të paguhet nga konsumatorët krahas çmimit të kafesë dhe do të ulet kur norma e riciklimit të përmirësohet.
Sipas Komitetit, nëse objektivi për riciklimin e të gjitha gotave të kafesë nuk përmbushet deri në vitin 2023, atëherë qeveria duhet t’i ndalojë plotësisht ato. Përveç kësaj, ai shtoi se prodhuesit duhet të paguajnë më shumë për paketimin, i cili shfaqi vështirësi në procesin e riciklimit si dhe me etiketimin.
Ndërsa disa kafene ofruan zbritje për klientët të cilët sollën gotat e tyre, por kjo rezultoi vetëm 1-2 për qind të blerjeve.
Që nga viti 2015, konsumatorët anglezë të cilët përdorin qese plastike, përveç dyqaneve të mëdha janë gjobitur. Si rezultat i kësaj, sipas qeverisë përdorimi i qeseve plastike në Angli ka rënë me mbi 80 për qind.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.