Ja ku duhet të fokusoheni për të rritur shitjet e biznesit tuaj

Në një moment të caktuar të gjithë sipërmarrësit kuptojnë se analizat e vazhdueshme si dhe përmirësimi i biznesit janë çelësi i suksesit.
Të gjitha bizneset e vogla kanë pothuajse të njëjtat komplikacione, dhe e vetmja mënyrë për ta shmangur këtë është kërkimi i vazhdueshëm i metodave dhe teknikave për përmirësim.
Por si ta bëni këtë? Më poshtë do të gjeni disa këshilla:
Kaloni nga çmimet fikse në të ndryshme
Analizoni që biznesi juaj ka përpiquni t’i bëni kostot nga fikse në të ndryshueshme. Është e rëndësishme të rrisni shitjet në biznesin tuaj dhe ky ndryshim mund të jetë mjaft i dobishëm. Merrni kohën të analizoni të gjitha shpenzimet tuaja me kujdes ndërkohë që bëni këtë ndryshim.
Automatizoni detyrat
Automatizoni sa më shumë detyra që mundeni, duke përfshirë dërgimin e e-maileve ose mesazheve te konsumatorët tuaj. Automatizimi i biznesit është një nevojë në tregun e sotëm konkurrues. Ju kursen kohë dhe lehtëson detyrat e punonjësve tuaj, duke iu dhënë mundësinë të drejtojnë energjinë e tyre në aktivitete më produktive. Ka një çmim fillestar të këtyre proceseve, por ato zvogëlojnë shpenzimet operative dhe rrisin efikasitetin tuaj afat-gjatë.
Kryeni takime të shkurtra ditore
Takimet konsiderohen si themelore, por ato të marrin shumë kohë. Kryeni takime të shpejta të cilat përfundojnë për 10 minuta. Përdorini këto takime të shpejta për të informuar punonjësit për zhvillimet e reja. Kjo strukturë e kohës së shkurtër ju detyron të shpërndani mesazhin tuaj. Takimet e shkurtra ditore eliminojnë nevojën e takimeve të shumta në një ditë të vetme.
Bëni një detyrë të vetme në kohë
Ju besoni se jeni më së shumti produktivë kur bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë. Por e vërteta nuk është kështu.
Provoni të kryeni një detyrë në kohë. Fokusohuni vetëm në një detyrë derisa të përfundohet tërësisht. Kjo ju jep mundësinë të bëni më shumë dhe më shpejtë. Ju do të shmangni lënien e një projekti në gjysmë.
Ju mund të ndiheni produktiv kur punoni me pesë apo gjashtë gjëra njëkohësisht, por nuk do të jeni aspak efektiv në asnjë prej tyre. Një detyrë e vetme ju jep mundësinë të përqendroheni dhe të përfundoni në kohë.
Investoni në mjete të menaxhimit të detyrave
Edhe kur anëtarët e ekipit bëjnë një detyrë në kohë, një numër i funksioneve dhe operimeve ndodhin në të njëjtën kohë brenda biznesit tuaj. Nganjëherë mund të jetë e vështirë të gjurmoni progresin.
Investoni në programe të menaxhimit të detyrave të cilat mund t’i aplikoni për proceset e ekipit tuaj. Një sistem i mirë ju jep mundësinë të caktoni detyrat, të shikoni progresin dhe të kërkoni struktura të cilat ofrojnë efikasitet më të madh. Ju do të keni një fotografi shumë më të qartë se sa larg jeni nga arritja e qëllimeve. Dhe ju do të keni të dhënat e nevojshme për të parë se çka po iu mungon operimeve të biznesit tuaj.
Përdorni strategji të zgjuara të shitjeve
Bizneset e vogla me zor prodhojnë 54 për qind të të gjitha shitjeve në Shtetet e Bashkuara, por çdo pronar mund të thotë se nuk është e lehtë të siguroni një përqindje konstante. Nuk ka ndonjë mënyrë të thjeshtë dhe definitive për të rritur shitjet. Kjo është pikërisht arsyeja se pse ju duhet të përdorni strategji të zgjuara për të rritur bazën tuaj të konsumatorëve. Lloji i biznesit, vendndodhja, industria dhe hapësira e tregut janë të gjitha faktorë kontribues.
Fokusohuni në të tashmen
Koha dhe paraja janë burimet tuaja më të vlefshme, dhe mënyra më e shpejtë për t’i shpenzuar ato është të planifikoni operimet tuaja për nevojat e së ardhmes. Fokusohuni në problemet e së tashmes. Identifikoni hapësirat dhe çështjet tuaja të rritjes, si p.sh të dini se kur është koha të shtoni stafin. Kaloni kohën dhe energjinë tuaj duke trajtuar problemet ditore, dhe do të jeni më të përgatitur për ato në të ardhmen.
Dini kur të bëni një hap prapa
Është normale që pronarët e bizneseve të vogla të provojnë të zgjidhin sa më shumë problematika që është e mundur. Por biznesi juaj nuk mund të rrjedhë lirshëm nëse mundoni veten dhe jeni gjithmonë të stresuar.
Kushtojini vëmendje vetes tuaj në mënyrë që të mësoni nga kufizimet tuaja realiste. Kuptoni se kur duhet të shtypni pauzën. Jo çdo proces ose detyrë duhet të përfundohet menjëherë. Nëse rrjedha juaj e parasë ju jep mundësinë, punësoni një ekip ekspertësh për të ndarë punët.
Burimi:Entrepreneur
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.