Ja ku gjenden restorantet me pamjen më të bukur në botë
Darkat e kaluara në restorante janë tepër të shijshme, aq me shumë kur zgjedh të dalësh me dikë që të do zemra.
Të zgjedhësh të darkosh jashtë, janë shumë të rëndësishëm dy element. Së pari duhet të zgjedhësh një vend ku gatuhet mirë dhe të ofron variacione të ndryshme.
Së dyti, duhet të dish se çfarë të ofron tjetër restoranti, përveç ushqimit. Në c’pozicion është vendosur dhe pamjen që të ofron. Akoma më e rëndësishme është kur je me pushime apo duke vizituar vende të ndryshme. Së bashku me kulturën e vendit dhe ushqimin, pushimet ngelen më gjatë në memorie kur shijon edhe një pamje fantastike.
Nëse udhëtoni në këto vende, ja në cilat restorante mund të shijoni edhe darkën edhe pamjen njëkohësisht.
- Le Loft – Vjenë, Austri
Hoteli luksoz Sofitel në Vjenë zotëron një nga pikëpamjet më të mira në Austri. Ky bar ka një pamje mahnitëse përmes dritareve ku mund të shijoni të gjithë Vjenën.
Tavani ka një ngjyrë mahnitëse ku tregohet qarte edhe arkitektura bashkëkohore në të.
2. White Rabbit – Moskë, Rusi
Në qendrën e qytetit të Moskës gjendet një nga restorantet më të mira në Rusi dhe restoranti i 23 më i mirë në botë sipas revistës britanike “The Diners Club “. Ka një dizajn mahnitës, arkitekturë shumëngjyrëshe të vendosura nën një kub qelqi e cila ofron një pamje të mrekullueshme të të gjithë qytetit.
Ky restorant është pjesë e zinxhirit të restoranteve White Rabbit. Restoranti shërben kuzhinë tradicionale ruse të kombinuar me atë moderne. Pjatë e tyre më e famshme është supa “Borsch” ku shërbejnë akulloren më të famshme ruse “Lakomka”.
- Tugra – Istambul, Turqi
Nëse po vizitoni Stambollin, rekomandimi ynë është që të vizitoni hotelin Kempinski, i cili ndodhet në Pallatin e vjetër Cirigan.
Restoranti Tugra ndodhet në ish-Pallatin Otoman Cirigan. Pallati u dogj në 1909 dhe vite më pas në vitin 1989 ajo u shndërrua në një hotel. E vendosur në anën evropiane të qytetit të Stambollit, ajo ofron një pamje mahnitëse të Bosforit.
- Les Ombres – Paris, Francë
Ndërsa në Paris me siguri ju do të dëshironi të shkoni në një restorant i cili ofron një pamje të bukur të qytetit dhe natyrisht një pamje të mahnitshme të Eiffel Tour.
Restoranti Les Ombres ka një pamje madhështore të qytetit duke përfshirë Kullën Eifel kombinuar me enët e shijshme.
- Darwin Brasserie – Londër, Angli
Në qytetin e Londrës ndodhet Kopshti Sky, kopshti super modern i Londrës, i vendosur në katin e 36-të. Kube kupolash me përmasa të madhe që ofrojnë një pamje mahnitëse të qytetit.
Darwin Brasserie është një nga katër restorantet që shërbejnë në Kopshtin Sky. Shërbejnë gatimet sezonale britanike nga mëngjesi britanik deri tek çaji i pasdites.
6. Wynn The Country Club – Las Vegas, SHBA
Vetëm disa minuta larg Bulevardit Las Vegas është vendosur Wynn Resort. Ndërsa jeni në Las Vegas ju mund të kaloni në “xhungël” dhe të shijoni pamjen paqësore në Wynn Golf Club.
Restoranti Country Club ka një pamje të mrekullueshme të ujëvarës e cila është ndërtuar veçanërisht për fushën e golfit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.