Ja pse dyqanet ushqimore po hasin vështirësi të mbushin raftet e tyre të zbrazëta!
Raftet e dyqaneve ushqimore anembanë Amerikës dhe jo vetëm po boshatisen gradualisht dhe po shfaqin mungesa të dukshme produktesh ndërsa dyqanet po luftojnë për të rimbushur shpejt nevojat e përditshme si qumështi, buka, mishi, supat e konservuara dhe produktet e pastrimit. Blerësit e pakënaqur kanë shfaqur zhgënjimin e tyre në mediat sociale gjatë ditëve të fundit, duke postuar foto në Twitter të rafteve të ‘zhveshura’ në dyqanet me të njohura të vendit dhe jo vetëm.
Pasi u përballën me dy vjet pandemi dhe probleme të lidhura me zinxhirin e furnizimit, dyqanet ushqimore ende nuk po marrin ‘pushimin’ që kishin shpresuar. Përkundrazi, ata tani po përballen me një mori pengesash të tjera. Ndërsa varianti shumë ngjitës i virusit Covid-19 vazhdon të sëmurë punëtorët, ai po krijon mungesa të personelit për funksione kritike si transporti dhe logjistika, të cilat nga ana tjetër po ndikojnë në shpërndarjen e produkteve dhe rimbushjen e rafteve të dyqaneve në të gjithë vendin.
Dyqanet ushqimore funksionojnë me më pak se fuqia e tyre normale punëtore, sipas Shoqatës Kombëtare të Ushqimoreve, dhe shumë prej anëtarëve të saj kanë më pak se 50% të fuqisë së tyre normale të punës. Një mungesë e vazhdueshme e shoferëve të kamionëve vazhdon të ngadalësojë zinxhirin e furnizimit dhe aftësinë e dyqaneve ushqimore për të rimbushur shpejt raftet e tyre.
Ndryshimet klimatike janë gjithashtu një kërcënim serioz dhe afatgjatë për furnizimin me ushqim dhe për shkak të motit të keq dhe kushteve të rrezikshme të udhëtimit njerëzit po furnizohen me shumë sende ushqimore, ky nivel i kërkesës së lartë së bashku me sfidat e transportit po e bën më të vështirë transportin e mallrave në mot të keq, duke rezultuar në më shumë mungesa.
Gjithnjë e më shumë prej nesh janë kanë filluar të gatuajnë e hanë në shtëpi më shumë se sa nëpër restorante përmes pandemisë gjë që po kontribuon gjithashtu në krizën e furnizimit me ushqime. Ndërkohë, dyqanet ushqimore sigurisht që janë të vetëdijshëm për raftet bosh dhe po përpiqen të zbusin blerjet e panikut, gjë që vetëm sa e përkeqëson situatën. CNN
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.