Ja pse Warren Buffett mendon se duhet të blini një shtëpi

Kur bëhet fjalë për pronësinë e një shtëpie ka njerëz që mendojnë se është “një shkallë lëvizëse e pasurisë” e të tjerët e mendojnë si një “mankth”.
Por çfarë thotë miliarderi Warren Buffett për blerjen e një shtëpie?
“Pasuritë e paluajtshme janë një aset i vlefshëm, për shumë njerëz, veçanërisht për familjet që planifikojnë të qëndrojnë për një kohë të gjatë në atë vend” shprehet Warren Buffett
Një nga arsyet pse blerja e një shtëpie është vendim shumë i mirë është dhe fakti që mund të merrni një kredi 30 vjeçare.
Investitori mori borxh një kredi 30 vjeçare në vitin 1971, kur bleu Laguna Beach, California e cila kohët e fundit është renditur për 11 milion $
“Kur kam blerë atë për 150,000 $ disa para i huazova nga “Western Savings and Loans”. Kështu që unë kisha vetëm 30,000 $ të kapitalit ose diçka të tillë. Ky është borxhi I vetëm që kam pasur këto 50 vjet”.
Me gjashtë dhoma gjumi, shtatë tualete, vendi i tij pranë detit është në shitje, ndërsa për shtëpinë e tij në Omaha, Nebraska, të cilën e bleu në vitin 1958 për 31,500 $ Buffett shprehet se nuk do ta shiste për asgjë në botë.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.