Ja sa burg rrezikojnë individët që “vjedhin ujin” – 90 ditë për të prerë lidhjet e paligjshme me rrjetin e ujësjellësit
Duke filluar nga muaji Shkurt, të gjithë individët që kanë bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit rrezikojnë penalitete, të cilat kryeministri Rama i ka cilësuar si shumë të rënda.
Masat do të jenë pjesë e fazës së dytë të aksionit në sektorin e ujit të pijshëm, ku krahas prerjes së lidhjeve do të ketë edhe procedime penale.
Sipas kodit penal të Republikës së Shqipërisë, “lidhja, si dhe çdo ndërhyrje tjetër e bërë pa leje në rrjetin e ujësjellësit, për marrjen e ujit të pijshëm, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.
Për të evituar penalizimin e individëve që kanë realizuar këto lidhje të jashtëligjshme në shtëpitë apo bizneset e tyre, është vendosur një afat prej 90 ditësh për prerjen e lidhjeve ose nënshkrimin e kontratave me ujësjellësat përkatës.
A.H./SCAN
90 ditë kohë për të rregulluar lidhjet dhe për të bërë kontratat me ujësjellësin – Prezantohet reforma në sektorin e ujit të pijshëm
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.