Ja sa libra mund të lexoni çdo muaj nëse ju shmangni telefonin
Ne të gjithë jemi sot përdorues të telefonave të zgjuar dhe të shume aplikacioneve të ndryshme. Mediat sociale, e-maili, mesazhet dhe shumë aplikacione të tjera të ndryshme janë në dispozicionin të çdokujt sot.
Në bazë të një raporti të vitit 2016 amerikanët shpenzonin mesatarisht tre orë e tetë minuta në dit me telefonin e tyre, duke përjashtuar aktivitetet zanore siç janë bisedat telefonike ose videot.
Ka një numër të madh aktivitetesh të tjera që mund të bëni në të gjithë atë kohë që mund të shpenzoni në telefon.
Mesatarisht një person shpenzon 23 orë në muaj në mediat sociale dhe në telefon. Të gjitha ato orë që keni shpenzuar në “Facebook” dhe “Instagram” përkthehen në pesë romane të dendura që ju mund të kishit lexuar.
Një person shpenzon mesatarisht 118 orë në telefon duke shpenzuar kohën në mediat sociale, dërgimi i mesazheve, email, foto dhe video, telefonata që e përkthyer në libra do të kishit lexuar plot 24 romane.
SCAN/Burimi: Entrepreneur
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.