Ja sa libra mund të lexonit për një vit, nëse do të rrinit larg rrjeteve sociale
Sipas një studimi të agjencisë së marketingut Mediakix, përdoruesit e Facebook, Instagram dhe Facebook Messenger shpenzojnë mesatarisht 50 minuta çdo ditë në këto platforma.
Më tej llogarit që përdoruesit kalojnë mesatarisht çdo ditë 40 minuta në Youtube, 25 minuta në Snapchat dhë të paktën 1 minutë në Twitter.
Kjo do të thotë që përdoruesit kalojnë plot 5 vite e katër muaj të jetës së tyre duke parë se si e jetojnë njerëzit e tjerë jetën e tyre nëpër rrjete sociale.
Sipas Charles Chu, një kontribues në “Better Humans” ju mund të lexoni shumë ndërkohë që humbisni kohë nëpër rrjete sociale.
Në një postim të Quartz, Chu zbuloi se lexon 200 libra në vit, thjesht duke buxhetuar mirë kohën e tij dhe duke kufizuar përdorimin e rrjeteve sociale.
Chu ndau matematikën e tij të thjeshtë duke deklaruar se amerikanët mesatarisht lexojnë 200-400 fjalë për minutë. Duke qenë se librat ‘non fiction” kanë rreth 50,000 fjalë Chu e shumëzoi këtë numër me 200, pra numrin e librave që dëshiron të lexoni dhe rezultoi 10 milion fjalë.
Më pas e pjesëtoi atë shifër me 400 fjalë për minutë, më pas e pjesëtoi përsëri për 60 minuta për të gjetur se do të duhen plot 417 orë për të lexuar 200 libra.
Chu më pas ka punuar në supozimin se njerëzit shpenzojnë 608 orë në rrjete sociale dhe 1642 orë duke parë televizor për një vit.
Kjo do të thotë se ne shikojmë Tv dhe rrimë në rrjete sociale për 2250 orë në vit, të cilat sipas Chu-së mund të barazohen me leximin e më shumë se 1000 librave.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.