Ja sa para do të kursenit nëse do të binit nga pesha

Një studim i botuar ditën e mërkurë në revistën “Obesity”, shqyrtoi se sa të holla mund të kurseni nëse ju humbisni peshë në mosha të ndryshme.
Studimi llogariti probleme të mundshme shëndetësore që mund të lindin nga mbipesha apo obeziteti dhe se sa shumë do të kushtonin.
Hulumtuesit nga Qendra Botërore e Parandalimit të Shëndeti të tepërt në Universitetin Johns Hopkins zhvilluan një model që stimulon të rriturit e moshave dhe peshave të ndryshme të llogarisin kostot shtesë të shëndetit të tyre.
Modeli kompjuterik që zhvilluan hulumtuesit mori parasysh faktorë te tillë si shpenzimet e spitaleve dhe medikamenteve si dhe potencialin për të humbur nga paga që lidhen me aftësinë e kufizuar, paaftësinë dhe vdekjen e parakohshme.
Studimi zbuloi se 20 vjeçarët në Amerikë të cilët kaluan nga obez në një peshë normale reduktuan kostot e tyre me afro 28.000 dollarë mbi peshën normale.
Grupi i 50 vjeçarëve shtoi më shumë para me një shtesë prej 36,278 dollarë për homologët e tyre normalë.
Për sa i përket grupit më të vjetër, moshës 80 vjeçare shtuan sasinë më të vogël kostove shtesë afërisht 16,880 dollarë.
Shumica e kostove për të gjitha grupmoshat vijnë nga humbja e produktivitetit dhe këto vijnë nga paga e humbur për shkak të pamundësisë për të punuar.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.