Ja se cilat janë ushqimet që luftojnë obezitetin

Obeziteti është një nga sëmundjet më të përhapura në të cilin ushqimi luan një rol të rëndësishëm në trajtimin dhe parandalimin e tij. Më shumë se dy të tretat e amerikanëve klasifikohen si mbipeshë. Për fat të keq, humbja e peshës nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet, por këto ushqime ju ndihmojnë të humbni peshë.
1) Bajamet
Bajamet janë një burim i madh i proteinave, fibrave dhe është çelësi i duhur për të humbur peshë. Sipas një studimi të bërë nga “Gazeta Kombëtare e Obezitetit” personat që konsumonin bajame kishin një humbje më të madhe në peshë.
2) Avokado
Një nga ushqimet më të shëndetshme është avokado. Çdo avokado që ju hani ju jep një dozë të shëndetshme të acidit oleik, një acid yndyror që mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të plotë dhe të ndihmojë në humbje peshe.
2) Portokalli
Portokallet përmbajnë nivele të larta të vitaminës C, një lëndë ushqyese esenciale për oksidimin e yndyrës, duke i bërë ato një mjet të fuqishëm në luftën kundër yndyrës së barkut.
3) Salmoni i egër
Jo të gjithë peshqit janë njëlloj. Madje disa prej tyre paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. Por salmoni i egër iu ndihmon të hiqni kilogramët e tepërt. Gjithashtu, konsumi i vajit të peshkut ndihmon në uljen e yndyrës së trupit.
4) Limoni
Vetëm një shtrydhje e agrumeve të shëndetshme mund të ndihmojë në zvogëlimin e yndyrës së lartë dhe stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak.
5) Molla
Të hash disa mollë në ditë ndihmon të arrini peshën tuaj ideale. Sipas një studimi, personat që konsumojnë mollë humbasin dyfishin e peshës krahasuar me pjesën tjetër që nuk konsumon. Molla është një nga 25 ushqimet më të shëndetshme.
6) Mjalti i papërpunuar
Vetitë probiotike dhe antimikrobike të mjaltit reduktojnë inflamacionin dhe e bëjnë trupin tuaj më të shëndetshëm dhe më të dobët.
7) Hudhra
Hudhra mund të mos jetë një ushqim i mirë për t’u konsumuar para një takimi, por kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj dhe humbjen e peshës, ajo mund të luajë një rol shumë të dobishëm në humbjen e peshës dhe ul nivelin e lartë të sheqerit në gjak.
Disa nga llojet e tjera të ushqimeve që duhen konsumuar janë rrush i zi, algat e detit, fasulet e zeza, shalqini, çokollata e zezë, xhnxheri, patatet e ëmbla, qershitë, vaji i kokosit, vezët, luleshtrydhet, kungulli.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.