Ja sesi do duket stadiumi më i ri i Kosovës/ Fotot
Stadiumi Kombëtar i Kosovës, i cili do të ndërtohet në Drenas, do të bëhet shtëpia e re për ekipin kombëtar të futbollit të Kosovës. Stadiumi, i cili do të ndërtohet rreth 12 kilometra nga kryeqyteti i Prishtinës, është projektuar për të bashkuar gjithë popullin e Kosovës.
“Struktura e re urbane do të jetë një urë për njerëzit, duke i bashkuar ata me gëzimin që sjell sporti. Stadiumi i ri kombëtar shihet si një nevojë urgjente në fushën e futbollit, pasi dhe ekipi kombëtar po bëhet gjithnjë e më i suksesshëm” – tha Murat Tabanlioglu, themelues i studios arkitekturore, ‘’Tabanlioglu Architects’’, në Stamboll.
Ekipi u njoh zyrtarisht nga trupi administrativ i UEFA-s dhe organi ndërkombëtar FIFA në vitin 2016, pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga Serbia në vitin 2008. Ekipi momentalisht luan në stadiumin Fadil-Vokrri me 13.000 vende, por ndërsa loja po rritet në popullaritet, kërkohet një vend më i madh. Stadiumi kombëtar do të ndërtohet për të përmbushur kërkesat aktuale të FIFA-s dhe UEFA-s për mbajtjen e ndeshjeve ndërkombëtare.
Stadiumi do të ndërtohet së bashku me dy fusha trajnimi si dhe një grup ndërtesash, kryesisht objekte tregtare dhe argëtuese.
Elefteria Zguri/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.