Ja si do të “quhet” Samsung Galaxy Note 8

Pas një rezultati të keq vitin e kaluar, ku shumë prej njësive të Samsung Galaxy Note 7 eksploduan nga një problem me baterinë, zbulohet emri i Galaxy Note 8.
Sipas një raporti Galaxy Note 8 do të quhet “Great”, e jo “Bajkal” siç ishte bërë e ditur më herët.
Ky produkt do të jetë një sfidë e madhe për kompaninë sigurimi i këtij produkti me tiparet e duhura që do të tërheq konsumatorët.
Për më shumë, raporti përmend se pajisja do të ketë numër serie SM-N950F gjatë lançimit, duke tejkaluar numrin 4, pasi konsiderohet si numër fatkeq në tregun korean.
Sipas raportit, Samsung është gjithashtu duke punuar në krijimin e një Note 7 të rinovuar, mirëpo pajisja nuk do të jetë e gatshme në tregjet jashtë Koresë jugore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.