Jack Ma dhuron 14 milion dollarë për të zhvilluar vaksinën e koronavirusit!
Jack Ma, themeluesi i Alibaba (BABA) dhe njeriu më i pasur i Kinës, ka dhuruar 100 milion juanë (14.4 milion dollarë) përmes fondacionit të tij për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine për koronavirusin Wuhan.
Miliarderi ka caktuar 40 milion juanë (5.8 milion dollarë) për dy organizata kineze kërkimi të qeverisë, sipas një postimi në mediat sociale nga fondacioni Jack Ma.
Pjesa tjetër e fondeve do të përdoret për të mbështetur masat “parandaluese dhe trajtuese”, tha fondacioni.
Dhurimi pason një njoftim të bërë të Shtunën nga Alibaba mbi krijimin e një fond prej 1 miliard juan (144 milion dollarë) për të blerë pajisje mjekësore për provincën Wuhan dhe Hubei, epiqendrat e shpërthimit të virusit.
Kompania gjithashtu po ofron fuqi kompjuterike falas të AI për organizatat kërkimore shkencore për të mbështetur kërkimin për një vaksinë ose trajtime të mundshme.
Alibaba është njëra nga një mori kompanish teknologjike kineze që po dhurojnë fonde për përpjekjet e trajtimit të koronavirusit, sipas gazetës shtetërore China Daily.
Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë janë ndër ata që po punojnë për një vaksinë.
Por mund të kalojë më shumë se një vit derisa të vihet në dispozicion një vaksinë, sipas Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SH.B.A.
Virusi ka vrarë të paktën 132 njerëz, me gati 6.000 raste të konfirmuara në territorin e Kinës. Më shumë se 80 raste janë konfirmuar jashtë territorit kinez, përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe Australi. (CNN)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.