Jahti i parë luksoz “Made in Albania”, Shalsi: Vitin e ardhshëm, në Festivalin e Jahteve në Francë (FOTOT)

Një anije e përdorur në marinën polake dhe që shërbeu në detin e Veriut dhe në detin Balltik si akullthyese, u gjet në Hollandë dhe u soll në Shqipëri nga një ekip arkitektësh dhe dezinjuesish italianë.
Projekti “Hibrid 1962” ka mundësuar ridizenjimin e formes dhe ristrukturimin nga ana inxhinierike të anijes së vjetër e të amortizuar me qëllim shndërrimin e saj në një jaht luksoz, elegant dhe modern.
Kjo bëhet e ditur nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi. Në një postim në rrjetet sociale, Shalsi shkruan se ka vizituar kantierin në Porto Romano “ku zanatçinjtë shqiptarë po punonin intensivisht dhe ekipi italian më tregoi për projektet në të ardhmen dhe problematikat e hasura”.
“Në Festivalin e Jahteve që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Kanë të Francës, besoj do të kemi për herë të parë një jaht “Made in Albania” shkruan Shalsi.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.