Nikolin Jaka në “Argument”: Jemi larg pakteve e dialogut të qendrueshëm mes klasës politike e sipërmarrjes!
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Nikolin Jaka evidenton nevojën që klasa politike të dëshmojë më shumë bashkëpunim me sipërmarrjen për hartimin e programeve. Në emisionin “Argument” të gazetarit Enio Civici, kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë u shpreh se aktualisht “jemi shumë larg pakteve dhe dialogut të qendrueshëm mes klasës politike dhe sipërmarrjes në terësi”
“Mungon ballafaqimi, mungon në mënyrë të ndjeshëm konsultimi konstruktiv, me objektiva të qarta e me synime të përbashkëta. Kemi një klasë politike e cila injoron sipërmarrjen private. Ne tentojmë të ulemi me klasën politike për dialog, për të standardizuar dialogun dhe ka një dëshirë pothuajse të munguar që në fillim, para fushatës, sepse pretendohet që politika e formacionet politike i kanë të bëra këto dialogje” tha Jaka. E sa i përket hapësirës që kanë gjetur në programet e palëve politike propozimet e kërkesat e sipërmarrjes, Jaka tha se as 2 për qind e tyre nuk janë të përfshira. Në vijim të intervistës, kreu i Dhomës së Tregtisë theksoi domosdoshmërinë që palët politike të ndërtojnë një dialog të qendrueshëm me sipërmarrjen e hartojnë një platformë konkrete për zbatimin e tyre.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.