Janar-Qershor 2017, rriten me 1,4 miliardë lekë eksportet e makinerive dhe pajisjeve
Sipas INSTAT gjatë muajit janar – qershor 2017, eksportet e mallrave arritën vlerën 133 miliardë lekë, duke u rritur me 13,5% krahasuar me periudhë Janar – Qershor 2016.
Ajo që bie në sy nga statistikat e këtij 6 mujori është se sipërmarrjet po investojnë në aktivitete prodhuese, fakt që evidenton eksporti i ‘Makinerive, pajisjeve dhe pjesëve të këmbimit’ rritur me 24% në periudhën janar- qershor 2017 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në 6 mujorin e parë 2017 eksporti i tyre arriti në gati 7 miliardë lekë ose 1,4 miliardë më shumë se gjashtëmujori i parë vitit 2016.
Grupet e tjera që kanë shënuar rritje pozitive janë “Materiale ndërtimi dhe metale” dhe “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”.
Vendet me të cilat Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, ketë periudhë janë Spanja, Kosova dhe Italia. Eksportet drejt vendeve të BE-së, gjatë kësaj periudhe kanë zënë 77% të eksporteve gjithsej.
Ndërsa importet e mallrave, gjatë gjashtë mujorit Janar – Qershor 2017, arritën vlerën 295 mld lekë, duke u rritur me 5,6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Kjo rritje e importeve gjatë kësaj periudhe është ndikuar kryesisht nga grupet “Produkte kimike dhe plastike”, “Tekstile dhe këpucë” dhe “Lëkurë dhe artikujt prej tyre”.
Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë, me vendet e BE zënë 66,3 % të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (37,3 %), Gjermania (7,2 %), Greqia (7,0 %) dhe Kina (6,2 %).
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.