Janar, të gjitha shërbimet e Bashkive online – Rama: 52 mijë ankesa nga qytetarët, sanksione për ata që tregojnë indiferencë
Ndërsa i parapriu kalimit të të gjitha operacioneve të sporteleve të bashkive online nga 1 janari, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar sanksione të ashpra për të gjitha Bashkitë që nuk u përgjigjen në kohë ankesave të qytetarëve.
Nga Berati, ku prezantoi sistemin e ri të shërbimeve digjitale dhe ligjin për Bashkëqeverisjen, Rama u shpreh se Bashkitë kanë një indiferencë të madhe ndaj qytetarëve, por se tashmë kthimi i përgjigjes do të jetë edhe një detyrim ligjor.
Ai e quajti të papranueshëm numrin e madh prej 52 mijë ankesash të raportuara nga qytetarët, duke theksuar se duhet të marrë fund epoka e ryshfeteve e miqve për të marrë shërbime nga sportelet shtetërore.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.