Japonia dhe të ardhurat – Përse ka ‘ngecur’ rritja ekonomike e vendit?
Rritja ekonomike e Japonisë do të pësojë rënie në “afërsisht zero” në tremujorin e dytë dhe do të mbetet kështu për disa kohë, sipas ekonomistëve në Citigroup Inc.
Rezultati i tremujorit të parë të rritjes vjetore prej 2.1%, një rënie e ndjeshme në importe dhe inventarët në rritje ka gjasa të ndryshojnë periudhën aktuale, duke ndikuar në GDP e vendit. Parashikimi mesatar i ekonomistëve është për 1.4%, megjithëse shumica e këtyre vlerësimeve janë bërë përpara se të dalin rezultatet e tremujorit të parë.
Megjithatë pritet që rritja të mbetet nën këtë vlerë për shkak pjesërisht të zgjerimit të ngadaltë në Kinë dhe një ngadalësimi të moderuar në SHBA brenda vendit për rritjen e taksës së shitjeve të parashikuara për muajin tetor dhe skadimin e masave fiskale të cilat do të peshojnë gjithashtu mbi ekonominë.
“Ne jemi veçanërisht të kujdesshëm për sektorin e prodhimit në 2019” – thanë ekonomistët. “Ne aktualisht presim një rënie prej 0.6% të prodhimit industrial në fiskale 2019 dhe nëse jemi të saktë, prodhuesit ka shumë të ngjarë të luftojnë për të regjistruar rritje pozitive të fitimit”.
Ata thanë se ata ende besojnë se rritja e taksave do të zbatohet edhe pse ka 35% shanse të shtyhet. Nëse zbatohet, kërkesa e ngarkuar do të shtyjë rritjen në 2% në tremujorin e tretë, pasuar nga një tkurrje prej 3.9% në të katërtin. Ata parashikojnë rritje të plotë të vitit prej 0.7%, nga 0.8% në 2018.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.