Japonia i jep vrull vaksinimit / Hap qendra të imunizimit në masë përpara lojërave Olimpike
Japonia ka hapur qendrat e para të imunizimit në masë në nisje të Javës, ndërkohë që po garon të vaksinojë shumicën e popullsisë së moshuar kundër Covid-10 përpara nisjes së lojërave Olimpike. Qendrat në Tokjo dhe Osaka do të vaksinojnë mijëra njerëz çdo ditë, duke nxitur programin e ngadaltë të imunizimit në Japoni, ndërkohë që autoritetet përballen me valën katërt të infeksioneve. Qindra banorë u mblodhën në një qendër në Otemachi, mes Pallatit Perandorak dhe zonës financiare të Tokjos. Njësitë e Ministrisë së Mbrojtjes morën në administrim një ndërtesë, që përdoresh për menaxhimin e taksave, për të krijuar qendrën, që do shpërndajë vaksina për rreth 10,000 njerëz në ditë, për 3 muaj me radhë. Kjo nxitje për vaksinat vjen pak vonë për të ndaluar valën e katërt të koronavirusit, që ka sjellë deklarate të emergjencës shtetërore për pjesën më të madhe të vendit. Gjendja e emergjencës në Tokjo dhe pjesë të tjera të vendit pritet të përfundojnë më 31 Maj, por qeveria synon ta zgjasë këtë deri më 20 Qershor. Kryeministri Yoshihide Suga ngarkoi ministrinë e Mbrojtjes muajin e kaluar që të caktojë qendra në Tokjo dhe Osaka, për të përshpejtuar programin e vaksinimit. Mbi 500 persona staf nga taks forca dhe nga sektori privat, janë angazhuar në qendrën në Tokjo, që do operojë 12 orë në ditë. Këto do të përdorin vaksinën e Moderna, që u miratua zyrtarisht të Premten e kaluar. Japonia e nisi fushatën e vaksinimit në mes të Shkurtit, më vonë se shumica e ekonomive të zhvilluara, dhe varej nga dozat e importuara nga Pfizer.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.