Japonisë i kanoset recesioni – Mjetet për t’i bërë ballë kanë shteruar prej kohësh
Japonia mezi shmangu recesionin, kryesisht prej rimëkëmbjes së shpenzimeve të bizneseve.
Megjithatë, rënia e prodhimit në manifakturë, tkurrja e eksporteve dhe mungesa e mjeteve nga institucionet politikëbërëse, ka shtuar rrezikun për ekonominë. Nëse kërkesa e brendshme fundoset, Kryeministri Shinzo Abe mund të vonojë përsëri rritjen e taksës mbi shitjet, apo ofrojë rritje të shpenzimeve fiskale. Banka e Japonisë mund të detyrohet të shtojë mbështetjen monetare, por sipas analistëve, institucionit i kanë mbetur shumë pak mjete në zotërim.
Ndërkohë që shanset e këtij skenari nuk janë të mëdha, ato nuk mund të përjashtohen duke marrë parasysh ekspozimin e Japonisë ndaj luhatjeve në vende që janë destinacion i eksporteve, si Kina. Masa të tjera ekstreme si përdorimi i shpenzimeve qeveritare si mjetin kryesor politik për të nxitur punësimin dhe inflacionin, nuk po diskutohen për momentin.
Megjithatë, analistët thonë se politikat fiskale dhe monetare duhet të funksionojnë në të njëjtën kohë. Prodhimi i fabrikave dhe eksportet ranë gjatë muajit Janar, për shkak të luftës tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, gjë që detyroi Qeverinë që të ulë projeksionet ekonomike. Por, Qeveria nuk shpalli Japoninë në recesion.
Megjithatë, Qeveria dhe Banka Qendrore shqetësohen se nëse ngadalësimi botëror vazhdon, mund të bëjë që firmat të vonojnë investimet.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.