Jashtë ligjit “Ofertat e pakërkuara” për rrugët, Ahmetaj: Propozojmë ndryshimet në Kuvend
Ministria e Financave do të depozitojë në Kuvend një projektligj që në thelb heq mundësinë e ofertës së pakërkuar në disa sektorë, sidomos në infrastrukturë. Në daljen për mediat, ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se duke filluar nga mesi i vitit tjetër, nuk do të ketë më oferta të pakërkuara, sidomos në infrastrukturën rrugore. Ahmetaj tha se praktika që do të ndiqet për infrastrukturën rrugore do të jetë vetëm përmesë ofertave të kërkuara.
Ministri u shpreh optimist për nivelin e broxhit publik duke thënë se ëhstë reale mundësia që niveli i borxhit publik të ulet në 67% në fund të këtij viti e në 65 % në fund të vitit tjetër.
“Do të ketë vetëm oferta të kërkuara. Brenda planit buxhetor afatmesëm janë manaxhuar me kujdes të gjitha kërkesat për finacim për investimet publike pa cënuar asnjë nga parametrat makroekonomikë, përkundrazi duke ulur borxhin. Për dijeninë tuaj mundësitë që borxhi të shkojë 67 për qind në fund të këtij viti dhe 65 për qind në fund të vitit tjetër, janë reale” tha Ahmetaj.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.