“Jashtë loje” Gjykata e Lartë – Shkarkohet Islamaj, mbeten vetëm 2 anëtarë që s’krijojnë dot trup gjykues
Gjykata e Lartë ka marrë të mërkurën goditjen përfundimtare, duke mbetur me vetëm dy anëtarë, numër i pamjaftueshëm për të krijuar një trupë gjyqësore që kërkon 3 anëtarë, e për rrjedhojë, në pamundësi të plotë për të marrë vendime.
Shkak është bërë shkarkimi i kësaj gjykate Edmond Islamaj nga Apeli i Vetting-ut. Një emër që e kaloi me sukses shkallën e parë të Vetting-ut verën e shkuar, Islamaj u thirrur përsëri përpara togave të zeza, për shkak të pasurive, por edhe për dyshime për lidhje me persona të papërshtatshëm.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e mori në shqyrtim vendimin për konfirmimin në detyre të Islamajt, me pretendimin e propozuar nga ONM dhe Komisionari Publik se hetimi ndaj gjyqtarit ishte i paplotë, i pa thelluar dhe nuk merrte parasysh faktet me pasurinë dhe lidhjet e tij të dyshimta. Islamaj u përpoq për disa muaj të bindte trupën gjykuese të apelit se i justifikonte pasuritë, por pa sukses.
Ikja e tij fut në krizë të plotë Gjykatën e Lartë. Ajo tashmë tashmë numëron vetëm dy anëtarë, gjyqtarët Ardian Dvorani, që është gjithashtu edhe kreu i këshillit të emërimeve në drejtësi dhe kryetari Xhezair Zaganjor, i cili shumë shpejt do të përballet vetë me një proces apelimi pas konfirmimit nga detyra prej shkallës së parë të Vetting-ut. Anëtari tjetër, Medi Bici, i konfirmuar nga vettingu , u largua pasi u votua si anëtar i këshillit te larte gjyqësor.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.