Java e 12-të e aksionit anti-informalitet – Mbyllen 568 biznese, regjistrohen 5 472 subjekte të reja

Administrata tatimore ka përmbyllur javën e dymbëdhjetë të aksionit kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.
Nga të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, rezulton se përgjatë kësaj periudhe kohore janë përfunduar 18 099 kontrolle, ku 70.8 për qind e tyre kanë qenë kontrolle nga zyra. Pjesa tjetër janë vizita fiskale apo verifikime në terren.
Ndërkohë, 1 641 subjekte kanë ndryshuar përgjegjësinë tatimore, duke kaluar nga biznes i vogël në të mesëm apo kanë ndryshuar kategori brenda biznesit të vogël.
Sa i takon verifikimeve në terren, nga të dhënat e DPT-së rezulton se janë verifikuar 27 435 subjekte, nga të ku 19 për qind e tyre janë rezultuar në shkelje dhe janë penalizuar.
Gjatë dymbëdhjetë javëve të aksionit anti- informalitet, 1 013 punonjës janë futur në skemën e sigurimeve shoqërore janë futur 1 013 punonjës të konstatuar të padeklaruar.
Ndërkohë, janë mbyllur edhe 568 subjekte të për mos regjistrim në organet tatimore apo shkelje të tjera si moslëshim të kuponit tatimor dhe janë regjistruar 5 472 subjekte të reja.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.