Java e parasë – Credins Bank, prezantim me nxënësit
Në kuadrin e javës së parasë, Credins Bank priti të premten një grup nxënësish të shkollave të mesme.
Nxënësit vizituan ambientet e bankës dhe morën pjesë në një prezantim, ku specialistë të bankës i njohën me produktet dhe shërbimet financiare bazë.
Edhe këtë vit, Shqipëria ishte pjesë e javës së parasë, një ngjarje globale që synon të promovojë edukimin financiar veçanërisht tek më të rinjtë. Gjatë gjithë javës, Shoqata Shqiptare e Bankave, bankat anëtare dhe Banka e Shqipërisë organizuan aktivitete dhe konkurse me nxënësit dhe studentët.
Credins Bank dhe banka të tjera të sistemit sponsorizuan dhënien e çmimeve të konkurseve, me qëllim ofrimin e stimujve për afrimin e më të rinjve me njohuritë financiare.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.