Java globale e parasë – Sejko: Edukimi financiar zbut pabarazinë

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave nisën të hënën aktivitetet në kuadrin e Javës Globale të Parasë.
Në fjalën e tij, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha se promovimi i kursimit dhe edukimit financiar i shërben jo vetëm stabilitetit financiar të vendit, por, është një mjet që zbut pabarazinë ekonomike në shoqëri.
Kryetari Shoqatës Shqiptare të Bankave, Periklis Drougkas, tha se edukimi financiar nuk duhet parë vetëm si një ngulitje e koncepteve bazë tek më të rinjtë, por, edhe zhvillimi i një kulture më të thellë financiare tek të gjithë brezat, për njohjen sa më të mirë të alternativave që ofron sistemi financiar.
Prej disa vitesh, edukimi financiar është pjesë e kurrikulave të arsimit të mesëm. Edhe këtë vit, Ministria e Arsimit dhe Sportit do të jetë një nga mbështetësit e javës së parasë, që ka si objektiv kryesor më të rinjtë.
Java Globale e Parasë është një ngjarje botërore, që ka për qëllim ndërgjegjësimin e brezit të ri për të marrë vendime financiare sa më të matura dhe të arsyeshme.
Ersuin Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.