Java mbyllet me rënie. Bindje në tregje, strategjia e OPEC nuk mjafton

Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare u regjistruan në rënie gjatë sesionit të fundit të javës, duke marrë shtysë nga dyshimet që lidhen me strategjinë e OPEC për të balancuar tregun nëpërmjet shkurtimit të prodhimit.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 51.64 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 48.72 dollarëve për fuçi.
Tregjet dhe investitorët tashmë kanë filluar të vënë në pikëpyetje efikasitetin e strategjisë së OPEC. Shkurtimi i prodhimit duket se është i pamjaftueshëm për t`i dhënë fund mbingarkesës së tregut.
Pavarësisht disa të dhënave të fundit, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të prodhojnë me ritme rekord.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.