Java mbyllet me rënie – Tregu i naftës në dobësi, por sinjale pozitive

Çmimet e naftës u regjistruan në rënie gjatë sesionit të fundit të kësaj jave, pavarësisht të dhënave që flasin për një përmirësim të situatës së tregut në nivel global. Gjithsesi, të dy benchmarkët kryesorë janë drejt javës së tretë në fitim.
Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 48.23 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 45.93 dollarëve për fuçi. Aktualisht çmimet e naftës janë pranë niveleve të Nëntorit të vitit të kaluar, pavarësisht atyre që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe kohore.
Kjo sinjalizon një dobësi në tregje. Gjithsesi, ekspertët duken optimist për të ardhmen afat-mesëm dhe afat-shkurtër të tregut.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.