Java mbyllet me rritje – Sauditët nxisin trendin, por tregu nën presion

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të fundit të javës, duke marrë shtysë nga një rënie e eksporteve saudite drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pavarësisht kësaj tregjet vijojnë të mbeten nën presion të vazhdueshëm. Në çelje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 50.69 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 47.88 dollarëve për fuçi.
Të dy benchmarkët kryesorë janë pranë një rënie javore në rreth 2%.
Pavarësisht të dhënave të fundit, eksportet saudite vijojnë të mbeten në nivele mjaft të larta.
Të dhënat e fundit tregojnë se, eksportet saudite drejt Azisë, që është edhe rajoni më i madh konsumator në botë, por edhe ai me rritjen më të shpejtë, janë rritur me 5%, që prej janarit.
OPEC duhet të shtyjë paktin përtej qershorit argumentojnë ekspertët, pasi në të kundërt çmimet do të bien më tej.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.