Java mbyllet në rritje – Mbyllen rafineritë në SHBA, në pritje të stuhisë “Harvey”

Çmimet e naftës janë rritur në sesionin e fundit tregtar të kësaj jave, ndërkohë që industria në SHBA përgatitet për uraganin Harvey, që mund të kthehet në stuhinë më të madhe që godet vendin në më shumë se 1 dekadë.
Stuhia pritet të prekë kontinentin të Premten në mbrëmje, në vende ku ndodhen qendra të rëndësishme të rafinerive. Nafta bruto amerikane u rrit me 30 cent në 47.73 dollarë për fuçi, ndërsa nafta brent e Londrës u regjistrua në 52.34 dollarë.
Kompanitë e Energjisë kanë larguar punëtorët nga platformat e naftës në det dhe kanë ndaluar aktivitetin e nxjerrjes në jug të Teksasit. Përtej ndikimit të mundshëm të stuhisë në industrinë e naftës, oferta e naftës mbetet ende në nivele të larta, pavarësisht përpjekjeve nga OPEC për të ulur prodhimin dhe rritur çmimet.
KLevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.