Java mbyllet negativisht për valutat kryesore. Dobësohen ndjeshëm Paundi dhe Dollari!
Monedha europiane ka humbur pikë këtë të premte pasi në raport me dje blihet sot me 121.7 lekë dhe shitet me 122.5 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një rënie të vlerës pasi krahasuar me dje ka humbur ndjeshëm pikë teksa blihet sot me 144.9 lekë dhe shitet me 145.9 lekë.
Edhe Dollari amerikan ka regjistruar një rënie të ndjeshme të vlerës mëngjesin e kësaj të remte pasi krahasuar me ditën e djeshme blihet sot me 110.4 lekë dhe shitet me 111.3 lekë.
Franga zvicerane ka shënuar edhe ajo rënie këtë fund jave teksa e ka mbyllur negativisht këtë periudhë pasi është blerë sot me 118.5 lekë dhe është shitur me 119.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.